10 të vrarë dhe të plagosur nga sulmet ruse në Severodonesk

schedule09:52 - 9 Mars, 2022

schedule 09:52 - 9 Mars, 2022

Sot është shënuar dita e 14 e pushtimit rus në Ukrainë. Sipas informacioneve të deritanishme dhjetra persona kanë humbur jetën dhe mijëra janë plagosur që nga fillimi i luftës. Ndërkohë mbi 2.2 milion ukrainas janë larguar për ti shpëtuar agresionit rus, shkruan interfax

Forcat ruse kanë sulmuar dy qytete, duke shkaktuar të paktën 32 viktima mes tyre edhe 3 fëmijë. Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet në qytetin e Severodonetsk në rajonin e Luhansk.

Njoftimi u bë nga kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhansk, Serhiy Haidai.

Ndërsa 22 viktima u shënuan në Sumy.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!