“10”-ta e Messit dhe jashtë merkatos, kthesë e papritur për Coutinho te Barça

schedule12:58 - 18 Gusht, 2021

schedule 12:58 - 18 Gusht, 2021

Philippe Coutinho mund të marrë numrin 10 te Barcelona dhe ky do të jetë “treni” i fundit, sikurse shkruan “Mundo Deportivo” në faqen e parë të gazetës ditën e sotme.

Braziliani, i cili është blerja më e shtrenjtë (160 milion euro) në historinë e Barcelonës, është hequr nga merkato dhe trajneri Ronald Koeman do t’i japë mundësinë e fundit.

E gjitha kjo ndodh në kushtet kur Barcelona nuk ka marrë asnjë ofertë bindëse për Coutinho. Kështu braziliani pritet të qëndroje te katalanasit, me të cilët ka një kontratë deri më 30 qershor 2023. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!