10 shkaktarët e sëmundjeve të veshkave

schedule14:27 - 19 Tetor, 2021

schedule 14:27 - 19 Tetor, 2021

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut pasi kryejnë funksione jetësore, prandaj, është thelbësore që ashtu si për çdo organ tjetër të kujdesemi edhe për mirëfunksionimin tyre.
10 shkaqet kryesore të shfaqjes së problemeve të veshkave, të cilët duhen mënjanuar, janë:
❌Mbajta e Urinës
Një nga shkaqet kryesore të dëmtimit të veshkave është moszbrazja e fshikëzës në momentin e ndjesisë për të urinuar.
❌Konsumi i pamjaftueshëm i ujit
Veshkat mund të dëmtohen rëndë nëse nuk pini ujë mjaftueshëm.
❌Konsumi i kripës në sasi të larta
Konsumi i tepërt i kripës, rëndon funksionin e veshkave duke qenë se do t‘i duhet të punojnë shumë më tepër për të nxjerrë kripën e tepërt nga organizmi.
❌Përdorimi i rregullt i analgjezikëve
Shumë persona marrin analgjezikë për të ulur inflamacionin si dhe për të kontrolluar dhimbjet por marrja e rregullt e tyre mendohet se është e dëmshme për veshkat.
❌Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të larta proteinash
Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash nxit glomerulat deri në hiperfiltrim duke rritur ngarkesën metabolike të veshkave.
❌Konsumi i alkolit
Nga konsumi i tepruar i alkoolit, acidi urik do të mbetet në tubat renalë, duke rritur kështu rrezikun e dështimit renal.
❌Duhanpirja
Duhanpirja shkakton ngushtim të enëve të gjakut në veshka duke përshpejtuar humbjen e funksionit të veshkave.
❌Konsumi i tepërt i kafeinës
Konsumi i tepërt i kafeinës, rrit presioni arterial e për pasojë rëndon funksionin e veshkave.
❌Neglizhenca ndaj infeksioneve të zakonshme
Mostrajtimi i infeksioneve, viruseve apo baktereve mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.
❌Mungesa e gjumit
6 deri në 8 orë gjumë janë thelbësore për shëndetin e çdo individi pasi gjatë këtij procesi rigjnerohen indet e organeve.

Për të rezervuar takimin tuaj me mjeket nefrologe të spitalit Hygeia, kontaktoni në numrin: 04 23 90 000

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!