10 sekrete për çiftet që kanë lidhje afatgjata

schedule14:17 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 14:17 - 6 Dhjetor, 2019

Pavarësisht se jeta si beqarë ka anët e veta pozitive, ka luksin e rehatisë, kujdesit për veten, pa angazhime dhe detyrime për partnerin, fëmijët, etj. është mirë që të dihet se ka ende njerëz sot që besojnë tek dashuria e vërtetë, tek romanca, tek lidhjet e gjata dhe ato mrekullitë e mëdha që vetëm dashuria mund t’i bëjë.

Ka çifte që kanë një raport të zgjatur ndër vite dhe sekreti i tyre më i rëndësishëm është që ata i dhurohen plotësisht njëri-tjetrit, një situatë sentimentale që është e vështirë të vihet në praktikë në epokën e narcistëve kur thuhet: “Unë nuk dua të bëj kompromis”.

Mënyra se si gjenerata moderne e përjeton sot dashurinë ka shumë kontradikta.

E megjithatë, ka edhe shembuj që na vijnë në ndihmë e na bëjnë të besojmë tek lidhjet e gjata dhe dashuritë e vërteta. Ata që arrijnë të kalojnë një jetë në çift, kanë vënë në praktikë disa sekrete.

1) Ndërgjegjësimi për vlerën e padiskutueshme të një marrëdhënie përmbushëse.

2) Angazhimi për të dhënë kohë, energji dhe gjithë kujdesin që kërkon marrëdhënia gjithmonë.

3) Besoni se gjithçka që investoni për mirëqenien e partnerit tuaj në fund të fundit përmirëson cilësinë e jetës tuaj.

4) Mos e injoroni, por mësoni nga përvoja e jetës në bashkëveprim me njëri-tjetrin.

5) Dije që qëllimet e jetës suaj janë individuale, por janë mbështetur nga marrëdhënia.

6) Mësoni dhe praktikoni artin e administrimit të dallimeve.

7) Rrezikshmëria. Lidheni në një mënyrë jo mbrojtëse. Për një çift komoditeti është shtëpia, por pjesa tjetër e ditës kalon duke u “mbrojtur” nga bota e jashtme.

8) Të dish të shohësh bukurinë e tjetrit dhe ta pasqyrosh atë.

9) Kujdesi për veten. Mos neglizhimi i vetvetes është forma e parë e mos neglizhimit të tjetrit.

10) Humor dhe argëtim. Bisedat e gjata dhe batutat nuk janë asnjëherë të mërzitshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!