10 qytetet që janë më “të hapura” për udhëtarët

schedule17:58 - 8 Tetor, 2021

schedule 17:58 - 8 Tetor, 2021

10 qytetet në botë që aktualisht janë më “të hapura” për udhëtarët janë renditur nga Bloomberg, duke marrë parasysh normat e vaksinimit, rregullat e higjienës dhe masat kufizuese. Në krye të listës përkatëse janë kryesisht qytetet e Kontinentit të Vjetër dhe Bashkimit Evropian, pasi vetëm një destinacion është jashtë Evropës.

Në vendin e parë është Madridi (Spanja), e ndjekur nga Vjena (Austria), Barcelona (Spanja), Parisi (Franca) dhe Amsterdami (Holanda). Dhjetë vendet e para plotësohen nga Mexico City (Meksikë), Budapesti (Hungari), Berlini (Gjermani), Stambolli (Turqi) dhe Mynihu (Gjermani).

Dominimi evropian është kryesisht për shkak të niveleve të larta të vaksinimit, të cilat i kanë lejuar qeveritë të heqin masat kufizuese dhe të “lirojnë” protokollet shëndetësore.

Situata është krejt e kundërta në qytetet aziatike, të cilat zënë shumicën e listës së destinacioneve më pak të “hapura”. Shkalla e ulët e vaksinimit, rastet e larta ditore dhe mbajtja e disa masave kufizuese bëjnë që këto qytete të mbeten kryesisht të izoluara nga pjesa tjetër e botës.

Vendet më renditjen më të ulët janë zënë nga Nigeria, e ndjekur nga Xhakarta, Indonezia, Kina, Hong Kong, Singapori, Moska, Seuli dhe Tajlanda./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!