10 pyetje të pafajshme që mund të lëndojnë ndjenjat e njerëzve

schedule12:52 - 7 Prill, 2021

schedule 12:52 - 7 Prill, 2021

Ndonjëherë mund të mos e kuptojmë se ajo që po pyesim nuk është në rregull, sepse mendojmë se janë pyetje neutrale. Për të qenë më të kujdesshëm, më poshtë abcnews.al do ju tregojë cilat janë 10 pyetjet që lëndojnë ndjenjat e njerëzve.

1. “Pse je akoma…?”

Të pyesësh dikë pse është akoma beqar, mund të duket kompliment, veçanërisht kur ju thua se jeni të bukur. Por në fakt kjo pyetje i bën ata të ndihen keq dhe të mendojnë se ka diçka që nuk shkon me ta. Pyetjet që fillojnë me “Pse je akoma…?” tingëllojnë sikur ju po i kërkoni dikujt të shpjegojë pse kanë ngecur në të njëjtën fazë të jetës së tyre.

2. “Pse dukesh kaq e lodhur?”

Ju thjesht mund të shqetësoheni për mirëqenien e tyre, por mund të tingëllojë sikur ju po ju thoni atyre se duken keq. Nëse nuk jeni një person i afërt i tyre, kjo pyetje është më mirë të shmanget, pasi mund të jenë të lodhur për shkak të një problemi që nuk duan ta ndajnë me ju, informon abcnews.al.

3. “Me çfarë merreni?”

Mund të duket sikur thyen akullin në një bisedë, kur pyet “Me çfarë merresh?”, por për disa është pyetje e pakëndshme. Ata mund të ndodhen në një moment të jetës ku nuk kanë punë dhe ju mungon drejtimi në karrierën e tyre. Në vend të kësaj, pyetini njerëzit se çfarë i entuziazmon.

4. “Sa vjeç jeni?”

Ju nuk keni nevojë të pyesni për moshën e dikujt në një mjedis shoqëror. Pasi të keni arritur një farë moshe, mosha nuk është thjesht një numër. Bëhet një masë sesa keni arritur dhe çfarë duhet të kishit bërë. Kështu që mund të duket sikur po gjykoni kur e pyesni për moshën, informon abcnews.al.

5. “Në cilin universitet studioni?”

Kjo pyetje që duket shumë normale mund të lëndojë ndjenjat e personi që për një arsye apo një tjetër nuk e ka ndjekur dot arsimin e lartë. Gjithashtu është një pyetje jo shumë e preferuar nga njerëzit që kanë mbaruar një degë që s’e kanë dashur.

6. “A stërviteni?”

Nëse këtë pyetje ia drejtoni një personi me peshë të konsiderueshme që nuk ushtohet fizikisht, mund ta bëni të ndiheni të fyer dhe të paragjykuar. Prandaj është e rëndësishme të zgjidhni fjalët me të cilat komunikoni, informon abcnews,al.

7. “Nga jeni?”

Nëse ju thjesht doni të dini nga vjen një person, kjo pyetje mund të ndjehet si diskriminuese. Kjo mund t’i bëjë ata të vënë në dyshim identitetin e tyre.

8. “Pse nuk dilni më shpesh?”

Ju mbase e bëni këtë pyetje me qëllim të mirë për të inkurajuar dikë të dalë më shpesh dhe të përjetojë eksperienca të reja. Por mund të tingëllojë ofenduese sepse duket sikur ju po i thoni se nuk është shumë interesant. Gjithashtu, mund të lëndojë ndjenjat e tyre nëse ata nuk kanë para për të dalë, edhe pse mund të dëshirojnë, informon abcnews.al.

9. “A jeni dobësuar?”

Nëse e bëni këtë pyetje si kompliment, mund ta bëni dikë të ndihet e gjykuar nëse ata përsëri do të kthejnë peshën. Gjithashtu, kjo mund t’i bëjë ata të ndihen keq, nëse peshën e kanë humbur si pasojë e një ngjarjeje të vështirë që mund të kenë kaluar.

10. “Çfarë ndodhi?”

Kjo është një nga pyetjet më të pafajshme kur jeni kurioz. Por nëse dikujt i ka ndodhur diçka tragjike, është pak e ndjeshme si pyetje. Është më mirë t’i që ju vjen keq për atë që ka ndodhur. Mbase do të jenë të gatshëm të flasin për atë çështje./e.b-abcnews.al.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!