10 persona humbën jetën në koncertin e tij, reperi i famshëm zbulon projektin për Astroworld

schedule15:16 - 9 Mars, 2022

schedule 15:16 - 9 Mars, 2022

Travis Scott ka folur sërish për tragjedinë që ndodhi në festivalin e tij Astroworld vitin e kaluar. Në nëntor, reperi po performonte në festival kur humbën jetën 10 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Së fundmi, ai ka zbuluar Projektin HEAL, që ka për qëllim investimet në komunitet.

“Gjatë muajve të fundit kam marrë kohë dhe hapësirë për të reflektuar dhe bërë pjesën time për të shëruar komunitetin tim. Më e rëndësishmja, unë dua të përdor burimet dhe platformën time duke ecur përpara drejt ndryshimit. Ky do të jetë një udhëtim i përjetshëm për mua dhe familjen time.

Reperi ndau me ndjekësit e tij në Instagram një lidhje me fushatën e tij filantropike, Project Heal, një seri shumë-nivelëshe, afatgjatë e përpjekjeve të filantropisë dhe investimeve të fokusuara në komunitet.

Ekipi im dhe unë krijuam ‘Project HEAL’ për të ndërmarrë veprime shumë të nevojshme drejt mbështetjes së zgjidhjeve reale që i bëjnë të gjitha ngjarjet dhe hapësirat më të sigurta. Unë gjithmonë do të nderoj viktimat e tragjedisë së Astroworld që mbeten përgjithmonë në zemrën time.”, tha reperi.

Scott është përballur me kritika se pse nuk ndaloi koncertin por ai ka pohuar disa herë se nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte mes turmës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!