Për çdo futbollist, të shënosh më shumë se 20 gola në sezon, është një arritje fantastike, por Erling Haaland, është në një kategori më vete. Bomberi norvegjez, edhe pse 19 vjeç, duket i pandalshëm.
Këtë sezon, emri i tij ka qenë gjithmonë kryefjalë kur flitej për golashënues. Ylli i Dortmund e nisi sezonin te Salzburg, aty ku në 14 ndeshje në kampionatin austriak shënoi 16 gola.
Edhe në Champions League, Haaland ka qenë i pandalshëm, duke shënuar 10 gola në vetëm 8 ndeshje. Pas kalimit të tij te Dortmund në Gjermani, gjatë muajit janar, 19-vjeçari ruajti të njëjtën formë, duke shënuar gol çdo 60 minuta.
Vetëm 601 minuta (9 ndeshje) ka luajtur Haaland në Bundesliga dhe ka realizuar plot 10 gola. Futbollisti i vetëm në Europë që ka shënuar 10 ose më shumë gola në tre kompeticione të ndryshme. Makineri!./abcnews.al
Erling Haaland has scored at least 10 goals in three different competitions in 2019-20 ? pic.twitter.com/03JbEE2vMy
— B/R Football (@brfootball) May 16, 2020