10 ndeshje dhe vetëm 1 gol, braziliani largohet nga Vllaznia

schedule19:56 - 8 Janar, 2020

schedule 19:56 - 8 Janar, 2020

Vllaznia ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin ofensiv, Wenderson. Braziliani u transferua në verë te skuadra shkodrane, por nuk arriti të bindë dhe dy palët kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin. Në faqen zyrtare të klubit, Vllaznia konfirmoi largimin e Wenderson, i cili luajti 10 ndeshje në Superiore dhe shënoi një gol.

Njoftimi i KF Vllaznia:

“KF Vllaznia bën të ditur se nga sot futbollisti Wenderon da Silva Soares nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Me të është rënë dakord që të ndërpritet me mirëkuptim kontrata e punës dhe në fund palët kanë shtrënguar duart me njëri- tjetrin.

KF Vllaznia e falënderon futbollistin Wenderson da Silva Soares për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve tek ekipi jonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!