Nga Ilir Beqaj
Prej datës 27 qershor 2020, bota e kapërceu pragun e 10 milionë vetëve që janë zyrtarisht pozitivë me Covid-19. Edhe fatalitetet prej apo me Covid-19 janë mbi 500 mijë vetë.
Sipas kontinenteve, rastet pozitive dhe fatalitetet janë si vijon:
Amerika e Veriut është kontinenti me më shumë raste.
Europa është kontinenti me numrin më të madh të fataliteteve.
Gjatë pandemisë së Covid 19, treguesit kryesorë që janë përdorur më shumë për të vlerësuar përhapjen e sëmundjes dhe krahasuar në vende të ndryshme janë: raste, fatalitete dhe testime për 1 milion banorë.
10 vendet me numrin më të madh të rasteve pozitivë për 1 milion banorë në botë paraqiten në grafikun në vijim. Vendi më i prekur rezulton të jetë Katar me 3,3 % të popullsisë së vendit. Në 10 vendet më të prekura në botë nuk ka asnjë vend europian.
Ndërsa në Europë, 10 vendet më të prekura ilustrohen në grafikun në vijim. Kryeson Luksemburgu. Më tej janë Bjellorusia dhe Suedia, vendet të cilat nuk morrën masa të forta shtrënguese si shumica dërrmuese e vendeve të botës.
10 vendet me numrin më të madh të fataliteteve për 1 milion banorë janë kryesisht në Europë. Vetëm SHBA-të dhe Kili janë jashtë europe. Bie në sy se vendet me më shumë fatalitete janë vende të zhvilluara.
Ndërsa në Europë vendet me numrin më të madh të fataliteteve për 1 milion banorë janë vende të Europës Perëndimore.
Testimet janë vlerësuar si një instrument i rëndësishëm në mbajtjen në kontroll të pandemisë. Në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein kanë testuar më shumë se 30 % të popullsisë së vendit të vet.
Në Europë, testimet për 1 milion banorë të popullsisë i kryeson Luksemburgu i cili ka testuar 27 % të popullsisë së vendit.
*Ky është titulli i redaksisë. Titulli i autorit: 10 milionë njerëz janë pozitivë me Covid-19