Arkadiusz Milik është nën kontratë me Napolin deri në fund të sezonit. Klubi i kaltër deshi ta shesë në verë, por lojtari nuk arriti marrëveshje me askënd dhe si dënim është vendosur për përjashtimin nga ekipi. Së fundmi raportohet se Juventusi do të jetë klubi i ri i polakut.
Napoli dhe Juventus janë në negociata dhe ajo, që i ka ndaluar deri më tani janë 18 milionë eurot e kërkuara nga De Laurentis, në një kohë kur pas gjashtë muajsh mund ta humbasë me parametra zero dhe deri atëherë do i duhet t’i paguajë edhe rrogën sulmuesit.
Së fundmi raportohet se pretendimet janë ulur dhe Juventusi është pranë arritjes së akordit me Napolin për rreth 10 milionë euro. Ndërkohë është arritur edhe marrëveshja me lojtarin, që do të marrë 4 milionë euro, plus bonuse nëse firmos me bardhezinjtë në janar. /abcnews.al