Nën moderimin e Enkel Demit, “Kutia 21” edhe mbrëmjen e sotme ka rezervuar shumë surpriza.
Emocione dhe lojë e fortë deri në kutitë e fundit, por lojtari i mbrëmjes së sotme te “Kutia 21” doli duarbosh.
Hermes arriti që të mbante 10 mijë eurot në lojë deri në 4 kutitë e fundit duke refuzuar ofertat e bankierit njëra pas tjetrës me besimin se do të dilte me çmimin e madh.
Por ëndrra nuk u bë realitet, pasi u “dogj” dhe në tre kutitë e fundit mbeti me 0.5, 1 dhe 10 euro që kishte në kutinë e tij.
“Nuk ka problem, shumë shpesh bëjmë zgjedhjet e gabuara në momentin e duhur” ishte mesazhi i Enkel Demit për Hermesin.
“Kutia 21” e drejtuar nga Enkel Demi dhe Edi Oga vjen nga e hëna në të premte në ekranin e ABC./ Abcnews.al