Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në normalitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit. shrkuan The Guardian.
Këto muaj të çuditshëm, mund të jenë të parat e një epoke ndërgjegjësimi për kërcënimin që paraqesin pandemitë.
Është shumë shpejt të thuhet se si do të duket e ardhmja. Epidemiologët do të studiojnë pesë muajt e fundit të dekadës, ndërsa historianët edhe më gjatë. Por tashmë ne mund të shohim formimin e kontureve të përafërta.
Ne po mësojmë se çfarë funksionon kundër Covid-19.
1.Duhet të reagojmë më shpejt
Një studim i realizuar në mars nënvizoi rëndësinë e të vepruarit shpejt. Sikur Kina të kishte kryer më shumë testime dhe t’i kishte ndërmarrë masat e tjera një javë më herët, do të kishte zvogëluar me 66% rastet në Kinë, argumentuan studiuesit. Po të kishim vepruar tre javë më herët, do të kishte reduktuar rastet me 95% në gjithë botën, raporton abcnews.al
Mësimi për qeveritë u nënvizua nga Michael Ryan, një kirurg dhe drejtori ekzekutiv i programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit, në një konferencë për shtyp në Mars . “Bëhuni të shpejtë. Mos keni keqardhje. Ju duhet të bëni lëvizjen e pare, “tha ai.
2.Ne e dimë se çfarë funksionon për ta izoluar virusin
U bënë muaj me këtë epidemi, dhe informacionet themelore rreth koronavirusit janë ende të paqarta. Sa infektues është? Sa vdekjeprurës? Drejtuesit po i marrin vendime për jetë a vdekje, bazuar në supozimet më të mira. “Ne jemi duke e fluturuar aeroplanin, teksa jemi duke e ndërtuar”, thotë Ashley Arabasadi, këshilltar politik në Institutin e Shkencave të Menaxhimit të Shëndetit me qendër në SHBA.
Vendet që kanë zbatuar testime të hershme dhe të gjera, të tilla si Koreja e Jugut dhe Islanda, nuk kanë imponuar masa të rrepta ndaj shoqërisë, por kanë arritur të mbajnë nën kontroll shoqërinë, raporton abcnews.al
“Pavarësisht nga shoqëria, niveli i zhvillimit, gatishmëria e sistemit shëndetësor, bllokimi i parakohshëm ka funksionuar në mbajtjen e epidemisë, ndërsa një bllokim i vonë çoi në një shpërthim masiv,” thotë Joel Ruet, presidenti i Bridge Tank, i cili kreu hulumtimin.
3.Pjesa më e vështirë është zbatimi i masave
Përhapja e koronavirusit e ka bërë të qartë se është një problem universal: madje edhe vendet që dinë se çfarë funksionon, dhe kanë aftësinë për të vepruar, sërish hezitojnë.
Disa vende me tradita të forta liberale, siç është Britania, filluan të kundërshtojnë frenimin e të drejtave civile në mënyrë drastike. Grupet e industrisë italiane raportohet të kenë rezistuar fuqimisht ndaj idesë së mbylljes së Lombardisë, një nga motorët e ekonomisë së vendit.
Vendeve në zhvillim si Pakistani u është dashur të ekuilibrojnë ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, me pasojat katastrofike të mbylljes së fermave dhe vendeve të ndërtimit, ku punojnë më të varfërit.
4.Liritë civile po përballen me provën më të madhe të gjeneratës
Sipas një studimi, më shumë se 40 vende kanë implementuar një formë mbikëqyrjeje ose censure në emër të luftimit të koronavirusit.
Këto mjete kanë krijuar një botë që mund të dukej diktatoriale disa muaj më parë.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut pranojnë se po jetojmë në një situatë emergjente, por shqetësohen se qeveritë do ta përdorin frikën e shpërthimeve të viruseve në të ardhmen, për të justifikuar mbajtjen në fuqi të shumë prej këtyre mjeteve – pavarësisht nëse ato ndihmojnë apo jo., raporton abcnews.al
“Ne po përballemi me një sfidë të jashtëzakonshme,” thotë Akshaya Kumar, drejtori i avokimit të krizave në Human Rights Watch.
“Disa nga këto masa janë thjesht marrje pushteti pa një klauzolë të qartë dhe nuk duket sikur ata vërtet duan të luftojnë virusin”.
“Mundësia për abuzim është e lartë,” paralajmëroi OKB në një raport javën e kaluar. “Ajo që justifikohet gjatë një emergjence, mund të trajtohet si normale pasi të ketë kaluar kriza.”
5.Besimi i popullit është pasuria më me vlerë e qeverisë
Izolimi i suksesshëm kërkon një besim të jashtëzakonshëm të popullit tek qeveritë e tyre, thotë Lars Trägårdh, një historian suedez . “Nëse besoni se qeveria po punon për të mirën tuaj, dhe ju i besoni qytetarëve të tjerë që do të ndjekin rregullat, atëherë ka përparësi të mëdha për një veprim kolektiv,” shtoi ai.
Në vendet ku besimi tek qeveria është i dobët, është frika ajo që i ka izoluar qytetarët dhe ka boshatisur rrugët . Në Afrikën e Jugut, policia përdori kamxhikët për të zbatuar një shtetrrethim kombëtar ndërsa në Jordan, më shumë se 1.600 njerëz u burgosën në tre ditët e para të karantinës,raporton abcnews.al
Gjatë muajve të ardhshëm, qeveritë do të lejojnë njerëzit të rifillojnë jetën e tyre mes kushteve më të këqija ekonomike që nga Depresioni i Madh. Nëse do të ketë valë të reja të virusit, shtetet mund të kërkojnë përsëri nga qytetarët e tyre që të izolohen në shtëpi.
6.Udhëheqësit që mohojnë shkencën janë pengesë
Shumë udhëheqës kanë shijuar atë që mund të jetë një rritje e përkohshme e popullaritetit ndërsa qytetarët i frikësohen një krize ekonomike.
Dy përjashtime kanë qenë rasti i presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij brazilian, Jair Bolsonaro, ku popullariteti i tyre ka rënë.
Të dy udhëheqësit kanë qenë shumë të aftë të ndikojnë tek mediat. Por koronavirusi është një provë unike. Përhapet dhe vret pa marrë parasysh se si po inkuadrohet në internet ose në media. Mbështetët tek rëndësia e ekspertëve dhe suksesi varet nga bashkëpunimi, raporton abcnews.al
Nëse udhëheqësit nuk janë të gatshëm ose të aftë të jenë të sinqertë për ato kufizime që ata vendosin, do të ketë këtë humbje të besueshmërisë tek populli – dhe nuk do të ndodhë sepse ata janë të gabuar në atë çfarë thonë por për shkak se informacionit që ndryshon.”
Ata që kanë arritur me sukses të mbajnë nën kontroll koronavirusun, të tilla si Angela Merkel e ose Jacinda Ardern, janë vlerësuar për aftësinë e tyre për të projektuar empati dhe për të komunikuar ide komplekse.
7.Vetëbesimi ka gjithmonë rëndësi
Qeveritë nuk do ta harrojnë përplasjen e dëshpëruar globale për pajisjet mbrojtëse personale dhe furnizimet mjekësore gjatë muajve të kaluar.
Disa vende kanë kufizuar eksportimin e disa produkteve farmaceutike dhe më shumë se një duzinë kanë vendosur ndalime për shitjen e disa ushqimeve jashtë vendit.OKB ka paralajmëruar që nëse karantinimi vazhdon, zinxhirët e furnizimit në disa vende mund të fillojnë të ndalohen nga ky muaj.
Narendra Modi, kryeministri indian, u tha udhëheqësve të fshatrave javën e kaluar se mësimi më i rëndësishëm nga pandemia po jep është mbështetja në vetvete. “Ne nuk duhet të kërkojmë nga vendet e tjera për të kënaqur nevojat tona,” tha ai.
Australia është një nga ato vende e cila po rishikon ekportimin e ushqimeve, karburantit dhe furnizimeve mjekësore në veçanti në zinxhirët e furnizimit global, raporton abcnews.al
8.Por bota nuk mund ta mposht virusin pa bashkëpunuar
Mungesa e bashkëpunimit ka dobësuar botën, thonë ekspertët e shëndetit publik. Një paketë stimuluese globale mund të kishte ulur sado pak katastrofën ekonomike që po shpaloset në shumë vende. Izolimi i koordinuar dhe rihapjet do të kishin ngadalësuar përhapjen e virusit dhe mund të shpejtonin shërimin, raporton abcnews.al
Ne mund të kemi shmangur kaosin në tregun global të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse, me raportet e vendeve si SHBA apo dhe të Izraelit që drejtonte operacione spiune për të marë pajisjet mjekësore.
“Katër vitet e fundit kemi parë një zhvendosje të thellë te qeverive që janë nacionaliste dhe të cilat argumentojnë se sistemi shumëpalësh nuk u sjell dobi atyre,” thotë Phelan. ” Shumë prej nesh që punojnë në sistemin shëndetësor e dinë që çdo gjë lidhet me njera-tjetrën dhe se problemet globale kërkojnë zgjidhje globale. ”
9.Masat shtrënguese dhe pabarazia do të na pengojnë të marim veten më shpejt
Asnjë ekonomi nuk mund t’i rezistojë tronditjes së një pjese e madhe të fuqisë punëtore tashmë është e detyruar të mos punojë.
Problemet me çeshtjen esigurimeve shëndetësore me punësimin në SH.B.A. janë bërë edhe më të dukshme: 26 milion amerikanët që paraqitën kërkesat muajit e kaluar, jo vetëm që humbën punën e tyre, por shumica gjithashtu ka humbur sigurimet shëndëtësore.
Papunësia dhe barrierat në kujdesin shëndetësor po ngarkojnë në mënyrë disproporcionale njerëzit nga pakicat etnike dhe njerëzit e varfër: të dy po vdesin nga Covid-19 në një shkallë më të lartë në SHBA dhe Britani .
10.Të varfërit dhe migrantët nuk mund të jenë të padukshëm
Përgjigja e Singaporit është vlerësuar si një model. Qeveria e saj lëvizi me shpejtësi, duke përdorur teknologjinë, komunikimin publik shembullor dhe mjetet tradicionale të kontrollit të shpërthimit për të mbajtur valën e të infektuarve në 200.
Pastaj javën e kaluar, ajo njoftoi se kishte zbuluar mijëra infeksione të reja, pothuajse të gjitha në mesin e punëtorëve migrantë që jetonin në konvikte në prona industriale në periferi të qytetit. Grupet e të drejtave të emigrantëve thonë se i është kushtuar pak vëmendje gjendjes së tyre.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe për banorët e Dharavi, në Mumbai, ku gati 1 milion njerëz jetojnë në kushte të mjerueshme. Më shumë se 200 raste janë zbuluar deri më tani . Autoritetet e qytetit pranojnë se do të jetë praktikisht e pamundur të ndalohet përhapja e sëmundjes midis këtyre komuniteteve.
“Dhjetë deri 15 njerëz qëndrojnë në një dhomë,” tha një zyrtar, Kiran Dighavkar, javën e kaluar. “Si është e mundur të mbahet distanca sociale në këto kushte?”/abcnews.al