10 lojtarët më të paguar/ Premier League “mbret”, Seria A e “varfër”, ja renditja

schedule15:00 - 3 Korrik, 2022

schedule 15:00 - 3 Korrik, 2022

Me rinovimin e Mohamed Salah me Liverpool, me egjiptianin që u bë edhe lojtari më i paguar në historinë e “The Reds”, ku do të fitojë një pagë të lartë e ka bërë atë një nga lojtarët më të paguar në botë.

“Daily Mail” ka publikuar listën me 10-të lojtarët më të paguar në botë, ku Kylian Mbappe që para pak javësh rinovoi kontratën me PSG është në vendin e parë me 1.160.000 € në javë, i cili ndiqet nga shoku i skuadrës te skuadra franceze, Lionel Messi me 1.113.000 € në javë, ndërsa në top-3 ndodhet po lojtari i PSG-së, Neymar me 703.000 € në javë.

Ndërsa ajo që bie në sy është se me rinovimin e kontratës me Liverpool, Salah ka parakaluar Cristiano Ronaldon në renditje, me egjiptianin që fiton 464.000 € në javë, ndërsa CR7 merr 446.000 € në javë, pagë të njëjtë me Kevin de Bruyne që renditet i gjashti.

Poshtë lojtarit të Manchester City, renditet David de gea me 435.000 € në javën, më pas vjen Antonio Griezman me 413.000 € në javë, teksa sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Leëandoëski mbyll 10-tëshen e lojtarëve më të paguar, e këtë të fundit që fiton 406.000 € në javë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!