10 këshilla se si të përmirësoni marrëdhëniet

schedule11:33 - 16 Korrik, 2022

schedule 11:33 - 16 Korrik, 2022

Të gjitha marrëdhëniet, veçanërisht,  ato më të ngushta  kërkojnë përkushtim dhe mund. Por shumë prej nesh janë aq të zënë me botën tonë të brendshme, saqë i neglizhojmë të gjithë, nga partnerët e deri te miqtë tanë të ngushtë, sipas PsythCentral.

Sipas Christina Steinorth, MFT, një psikoterapiste dhe autore e ” Ce Cards for Life, janë disa këshilla që nga ndihmojmë të kemi marrëdhënie të mira më të tjerët. Gjatë shumë viteve,  Steinorth ka parë të njëjtat probleme tek të gjitha marrëdhëniet.

Ajo identifikoi komunikimin e dobët dhe aftësitë e dobëta për zgjidhjen e konflikteve si shqetësimet më të zakonshme.

1.Dëgjoni të tjerët me vëmendje

Ka një ndryshim midis dëgjimit të një personi dhe faktit se sa po kuptoni atë që ai po thotë. Të dëgjuarit është një aftësi, e cila kërkon shumë elementë, si për shembull, kontaktin me sy dhe vëzhgimin e gjuhës së trupit të personit, tha Steinorth.

Dhe gjithashtu përfshin t’i kushtoni personit vëmendje personit me të cilin po flisni. Por ndodh shpeshherë që ne të të shpërqëndrohemi, prandaj është e nevojshme që në momentin që ne jemi duke folur me dikë të largojmë të gjitha mjetet tona teknologjike.

Ajo gjithashtu sugjeroi që bashkëshortët të shpenzonin 10 minuta çdo mëngjes dhe mbrëmje për të folur.

2. Tregohuni të sjellshëm

“Silluni me dashuri edhe kur nuk ju pëlqen, sepse njerëzit gjithmonë do të kujtojnë gjithmonë mënyrën se si i bëni ata të ndihen,” tha Steinorth.

Ajo i inkurajoi lexuesit të tregohen të dhembshur. Për shembull, mund t’i fërkoni shpatullat bashkëshortit tuaj ose të shkoni  diku për të ndryshuar ambjentin.

3.Mos dëgjoni atë çfarë thonë personat e tretë

Një nga gjërat më pozitive që mund të bëni është të mos dëgjoni të tjerët por të fokusoheni në atë çfarë po bisedoni me personin përballë jush. Ajo çfarë është e rëndësishme është që gjithashtu ta besoni te personi përballë jush dhe sigurisht t’i ofroni zonën e rehatisë në mënyrë që ai të ndihet i lirshëm në bisedat me ju.

4. Gjeni momentin e duhur

“Bëni më të mirën tuaj për të siguruar që personi me të cilin do të flisni është në gjendje të mirë psikologjike në mënyrë që ai të marrë mesazhin që ju kërkoni t’i përcillni,” tha Steinorth.

Me fjalë të tjera, nëse shefi juaj duket i stresuar, prisni derisa ata të jenë relativisht të qetë për të kërkuar një rritje rroge, tha ajo, raporton abcnews.al.

5. Tregohuni empatikë

Është gjithashtu e rëndësishme që  të dini kufijtë në marrëdhëniet tuaja dhe ti praktikoni ato, por sigurisht pa cënuar privatësinë.

“Është në rregull të argumentosh dhe të mos jesh dakord por duhet  ta bësh atë në mënyrë efektive,” tha Steinorth.

Një mënyrë për ta bërë këtë është të ndjeni empati për të tjerët gjatë një mosmarrëveshjeje. Merrni në konsideratë që personi me të cilin po flisni një konflikt ndoshta ndihet si ju. Dhe ju duhet të tregohuni më të durueshëm.

6. Tregohuni të drejtë

Përsëri, nuk është konflikti ajo që prish marrëdhëniet; Është mënyra se si reagoni. Mësohuni të tregohuni të vetëpërmbajtur dhe të argumentoni dhe të gjeni kompromis.

7. Pranoni gabimet

Ndonjëherë të pranosh gabimet është më e rëndësishme. Të gjitha marrëdhëniet kërkojnë kompromis. Siç tha Steinorth, “Nëse e vlerësoni miqtë apo të dashurin tuaj, a do të ishte vërtet kaq keq të hiqni dorë nga disa mendime tuaja nëse kjo do të rregullonte marrëdhënien me ta.

8. Kujdesuni për nevojat e marrëdhënies suaj

“Nëse e vlerësoni marrëdhënien tuaj me dikë, sigurohuni që t’i jepni asaj atë që ka nevojë – qoftë kohë, kujdes  apo dashuri,” tha Steinorth. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë kanë nevojë, thjesht  i pyesni ata: “Çfarë mund të bëj për t’ju ndihmuar të ndiheni më mirë?” ose “Çfarë do të donit nga unë?

9. Kushtojini vëmendje marrëdhënies tuaj

“Jini të vetëdijshëm për atë që po jepni dhe merrni nga marrëdhëniet tuaja me të tjerët,” tha Steinorth. Kjo nuk do të thotë të mbash shënim. Në fakt, do të ketë raste në çdo marrëdhënie kur një person ka nevojë për më shumë se tjetri, tha ajo.

“Por në përgjithësi, në marrëdhëniet më të shëndetshme, duhet të ketë një balancë.”

10. Bëhu dikush që të tjerët kanë dëshirë të kenë pranë

Me çfarë lloje njerëzish ju pëlqen të kaloni më shumë kohën? Me cilët lloje njerëzish nuk ju pëlqen të kaloni kohë?

Marrëdhëniet ecin mirë kur ju jeni të prirur të dëgjoni dhe të zgjidhni konfliktin në mënyrë efektive.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!