10 futbollistët më të paguar: Messi e CR7 në podium, Mbappe ngjit disa shkallë

schedule09:56 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 09:56 - 19 Dhjetor, 2020

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Nyemar janë tre nga yjet e futbollit botëror, që ndajnë podiumin si lojtarët më të paguar të vitit 2020. Argjentinasi është ai që arkëton më shumë nga të gjithë, duke përfshirë pagën dhe të ardhurat e tjera nga sponsorët.

Ronaldo e pason, ndërsa Neymar mbyll treshen e parë. Në 10 lojtarët më paguar ka emra mjaft të njohur, teksa Premier League përfaqësohet nga katër lojtarë, Bundesliga me një dhe Serie A vetëm me Ronaldon. Ligue 1 dhe La Liga janë në kuota të barabarta, sipas listës së publikuar nga Forbes.

 

1.Lionel Messi 126 milion $ (92 milion dollarë argjentinasi i Barcelonës i përfiton nga paga, kurse 34 milion të tjera nga sponsorët, duke qenë lojtari më i paguar).

 

2.Cristiano Ronaldo 117 milion $ (Paga e sulmuesit portugez të Juventusit kap shifrën e 70 milion dollarëve, kurse nga sponsorët arkëton edhe 47 milion dollarë të tjera).

 

3.Neymar 96 milion $  (Braziliani i PSG pjesën më të madhe të ardhurave i përfiton nga paga, që kap shifrën e 78 milion dollarëve. 18 milion të tjera Neymar i përfiton nga sponsorët).

 

4.Kylian Mbappe 42 milion $ (Francezi, kampion bote me Francën, me kontratën aktuale te PSG përfiton 28 milion dollarë nga paga, kurse nga sponsorët gjysmën e kësaj shifre: 14 milion dollarë.

 

5.Mohamed Salah 37 milion $ (Sulmuesi egjiptian është më i paguari te Liverpool, me 24 milion dollarë në sezon. Ai përfiton në vit edhe 13 milion dollarë të tjera nga sponsorët).

 

6.Paul Pogba 34 milion $ (Francezi nuk ka rivalë për pagën në Premier League, pasi United i jep 28 milion dollarë në sezon. Nga sponsorët Pogba periton vetëm 6 milion dollarë).

 

7.Antoine Griezmann 33 milion $ (Sulmuesi anësor i blerë prej Barcelonës nga Atletico Madrid përfiton 28 milion dollarë në sezon nga paga, ndërsa nga sponsorët edhe 5 milion dollarë të tjera.

 

8.Gareth Bale 29 milion $ (Anësori nga Uellsi, i cili u rikthye në Angli te Tottenham, paguhet 23 milion dollarë në sezon dhe te të ardhurat e tij shtohen edhe 6 milion dollarë nga sponsorët) .

 

9.Robert Lewandowski 28 milion $ (Polaku nuk ka rivale në Gjermani, as për golat, as për pagën, pasi Bayern Munich i jep 24 milion dollarë. Gjithashtu ai përfiton edhe 4 milion dollarë nga sponsorët).

 

 

10.David De Gea 27 milion $ (Spanjolli mund të jetë krenar për faktin që është portieri më i paguar. De Gea merr nga Manchester United 24 milion dollarë në vit, si dhe nga sponsorët 3 milion dollarë të tjera). /abcnews.al