10 fakte interesante për muajin e festave, dhjetor

schedule10:41 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 10:41 - 19 Dhjetor, 2019

10.Një legjendë e lashtë thotë se kafshët e pyllit mund të flasin gjuhën e njerëzve në natën para Krishtlindjeve.

9.Kënga e famshme “Jingle Bells” është kompozuar në vitin 1857, dhe jo për Krishtlindje – ajo ishte krijuar si këngë e Ditës së Falënderimeve.

8.Dekorimet e zakonshme të bredhit kanë domethënie specifike fetare. Qirinjtë –drita e botës; ndërsa Ylli në majë është rikujtues i natës së parë të Krishtlindjeve.

7.Pema e parë artificiale e Krishtlindjeve (bredhi) është ndërtuar në Gjermani.

6.Shën Nikolasi, i cili më vonë do të njihej botërisht si Babagjyshi, fillimisht ka qenë shenjtor mbrojtës i fëmijëve, hajdutëve dhe fajdexhinjve.

5.Një parashikim kalendarik thotë se nëse bie borë në ditën e Krishtlindjeve, dita e Pashkëve do të jetë e ngrohtë, e gjelbër dhe me plot diell.

4.Dhjetori është muaji më i zënë për tërheqje të parave cash nga bankomatët në Mbretërinë e Bashkuar.

3.I vetmi film me fjalën “Dhjetor” në titull që ka fituar çmimin Oskar ishte ‘December 7th’, dokumentar i vitit 1943 rreth Pearl Harbor-it, dhe me regji nga John Ford.

2.Dhjetori është muaji ku shumica e propozimeve për martesë pranohen. Shumica e këtyre propozimeve bëhen një javë para Krishtlindjes.

1.Muaji dhjetor e ka marrë emrin nga fjala latine “decem” që ka kuptimin 10, pasi dhjetori ishte muaji i 10-të në kalendarin e lashtë romak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!