10% e të infektuarve kanë humbur jetën si pasojë e Covid në Peru

schedule10:20 - 7 Korrik, 2021

schedule 10:20 - 7 Korrik, 2021

Peruja është një nga vendet më të prekura nga pandemia, me 10% të të gjithë pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 ndërsa varianti Lambda ka filluar të përhapet kudo duke rritur edhe më shumë frikën.

 

Varianti i ri i Covid “Lambda” përbën 81% të rasteve në Peru, i cili është etiketuar si një variant “interesi” nga OBSH. Vendi ka regjistruar më shumë viktima për frymë se çdo vend tjetër që kur shpërtheu koronavirusi.

Sipas CTV News Peruja ka regjistruar 586 viktima për 100,000 banorë, që nga 5 korriku. Spitalet janë mbingarkuar dhe ka mungesë oksigjeni. Banorët lokalë thanë për AP se qindra njerëz që vdiqën nga Covid-10 janë varrosur në varre masive pasi nuk kishte më as vende për të vdekurit.

 

Një varrezë masive, në San Juan, afër Iquitos, besohet se ishte më e madhe se katër fusha futbolli. Rreth 187,000 persona kanë humbur jetën që kur Covid-19 shpërtheu për herë të parë në fillim të vitit 2020.

Varianti Lambda aktualisht klasifikohet si “variant interesi” dhe ekspertët mund ta klasifikojnë atë si “shqetësues” pasi të kenë vlerësuar normat e rrezikshmërisë dhe transmetimit. I njohur gjithashtu si C.37, varianti Lambda u zbulua për herë të parë në Peru në vitin 2020.

 

Një shqetësim i veçantë për virologët është proteina spike L452Q për shkak të potencialit të saj për të infektuar qelizat njerëzore njësoj si L452R, i cili ndodhet në variantin e Delta.Ndërsa varianti Lambda po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, ekspertët kanë deklaruar se ai është më i transmetueshëm  duke çuar në rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital.

Varianti i ri është përhapur në 30 vende. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!