10 ditë pas zgjedhjeve, Brataj dhe psikiatrja Rreli tregojnë nëse ka rrezik për një valë të re virusi

schedule08:30 - 5 Maj, 2021

schedule 08:30 - 5 Maj, 2021

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar se situata në spitalet Covid paraqitet e normalizuar.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se 10 ditë pas zgjedhjeve pritet një rritje e lehtë për shkak të afërsisë që njerëzit kishin me njëri-tjetrin, por megjithatë vera është favorizuese.

Situata vetë e tregon që jemi në gjendje të mirë të infektuesve. Për fatin e mirë janë të gjithë në minimum që nga fillimi i pandemisë. Edhe vera do na ndihmojë se është në favorin tonë.

Sigurisht që do ketë një rritje të lehtë pas dy valësh që kaluam se u panë kontaktet e afërta dhe shumë persona nuk e dinë që e kanë. Telefonatat janë aty te 2 mijë për 24 orë, vazhdojnë vizitat për Covid. Ka një javë që kërkesat shkuan gati zero, madje arriti edhe 15 telefonata. Edhe te të shtruarit ishin zero”, tha Brataj.

Ndërsa psikiatrja Arjana Rreli deklaroi se zgjedhjet kanë qenë një faktor stresant për njerëzit. E pyetur nga gazetari Kel Demi, ajo tha se lajmet kanë shkaktuar më shumë stres se masat e vendosura nga Komiteti.

Në fakt në një farë mënyrë lajmi në media duhet të jetë i përzgjedhur. Ne kishim rastet e vetvrasjeve në spitalet Covid. Mënyra se si u trasmetuan patën një ndikim të madh. Ndërsa për masat nuk është komiteti, por janë masat e tilla”, tha Rreli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!