10 ditë burg pedagogut të Elbasanit, masa e sigurisë i komunikohet në spital

schedule13:55 - 20 Shtator, 2019

schedule 13:55 - 20 Shtator, 2019

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka dhënë masën e sigurisë me 10 dite burg për pedagogun Denis Himçi. Masa i është komunikuar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një ditë më parë Himçi kaloi një parainfarkt. Prokuroria ka kërkuar burg pa afat, por në fund trupi gjykues i dha kohë vetëm 10 ditë organit të akuzës për të vërtetuar akuzat e ngritura ndaj tij.  Ndaj pedagogut rëndojnë veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  Denis Himçi u shfaq disa ditë më parë në një video të transmetuar në emisionin “Stop” teksa i premtonte një studenteje ta kalonte në provime, duke i kërkuar në këmbim favore seksuale. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!