10 destinacione të reja fluturimesh në Rinas

schedule09:02 - 2 Maj, 2018

schedule 09:02 - 2 Maj, 2018

10 destinacione të reja fluturimesh i shtohen Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit në prag të sezonit të ri turistik. Për 3 prej tyre, gjithashtu, është dyfishuar kapaciteti me qëllim që të lehtësohet fluksi i turistëve.

Është kryeministri Rama që bën të ditur lajmin e mirë.

“Mirmëngjes dhe me lajmin e mirë se në prag të sezonit të ri turistik, fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja, ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë ka përcjellë gjithashtu edhe cilat janë këto destinacione, si më poshtë.

Helsinki-Tiranë (11 Maj – 28 Shtator)

Kopenhagen-Tiranë (2 Qershor- 18 Gusht)

Budapest-Tiranë.

Moskë-Tiranë (19 Qershor-11 Shtator)

Stokholm/Oslo/Goteborg (12 Maj – 2 Tetor)

Goteborg-Tiranë (6 Qershor – 3 Tetor)

Gdansk/Poznan/Ëarsaë/Prague/Katoëice/LondonGatëick. Periudha e fluturimit nga Qershor deri në Shtator.

Tel Aviv – Tiranë. Periudha e fluturimit fund Qershori deri në 26 Tetor.

Luton-Tiranë. Fluturim në periudhën 19 Prill deri në 27 Tetor./abcnews.al