1 vjetori i luftës/ Perëndimi rithekson mbështetjen e tij për Ukrainën, mesazhe solidariteti nga liderët botërorë

schedule14:37 - 24 Shkurt, 2023

schedule 14:37 - 24 Shkurt, 2023

Pas 365 ditësh luftime në ukrainë, ndërkombetarët i kanë dërguar një mesazh të forte Rusisë, ata do të vazhdojnë të mbështesinë Kievin. Kreu i NATO-s, presidentja e Komisionit Europian dhe  kancelari gjerman ishin ndër të parët që përshëndetën guzimshmërinë e ushtrisë ukrainase.

SHBA njoftoi paketë të re prej  2 miliardë dollarësh ndihmë, ndërsa Britania e madhe vendosi sanksione të tjera ndëshkuese ndaj rusisë.

Lufta në Ukrainë hyri në vitin e saj të dytë të premten dhe udheqësit boterore shprehën edhe njëherë mbështetjen e tyrë tyë palekundër për kievin. Sekretari i përgjithshëm i aleancës më të madhe ushtarake, Jens Stoltenberg, përshëndeti ushtarët ukraoinas për guximin që ata kanë treguar gjatë një viti luftime.

Kreu i NATO-s nënvizoi se është presidenti i Rusisë ai që ka dështuar në këtë luftë.

“Ndërsa shënojmë solemnisht një vit të luftës brutale të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, kërcënimi më i rëndë për sigurinë euroatlantike në dekada, ne si aleatë riafirmojmë solidaritetin tonë me qeverinë dhe popullin e Ukrainës në mbrojtjen heroike të kombit të tyre, tokës së tyre, dhe vlerat tona të përbashkëta. Presidenti Putin dështoi, Ukraina qëndron, NATO dhe BE qëndrojnë me Ukrainën”, tha Stoltenberg.

Në përvjetorin e pushtimit rus, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se e ardhmja e unitetit pret BE-në dhe Ukrainën.

Një vit i agresionit brutal rus. Një vit i rezistencës heroike të Ukrainës. Një vit i solidaritetit evropian. Një e ardhme uniteti na pret.Ju po luftoni për liri, për demokraci dhe për vendin tuaj në Bashkimin Europian. Ne do të jemi me ju për aq kohë sa të duhet”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh i bidur se presidenti rus Vladimir Putin nuk do t’i arrijë asnjëherë qëllimet e tij në Ukrainë, një vit pasi trupat e Moskës nisën sulmet.

Sa më herët që presidenti rus të kuptojë se nuk do ta arrijë qëllimin e tij, aq më e madhe është mundësia që lufta të përfundojë së shpejti. Putin e ka në dorë. Ai mund t’i japë fund kësaj lufte që tani,” theksoi ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron i dërgoi një mesazh “solidariteti” ukrainasve në përvjetorin e parë të zi të pushtimit rus, duke u uruar atyre fitore dhe paqe në vend.

“Franca është në anën tuaj. Për solidaritet, fitore dhe paqe,”- shkroi Macron në Twitter, një mesazh i postuar në gjuhën ukrainase dhe angleze.

Kulla Eifel në Paris ishte ndër monumentet e ndriçuara me ngjyrat e Ukrainës – të verdhë dhe kaltër.

Edhe Mbreti Charles III ka lavdëruar guximin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të Ukrainës në përvjetorin e një viti të pushtimit rus.

Monarku, i cili u takua me Presidentin Zelensky në bakinham Palas në fillim të këtij muaji, tha se populli i Ukrainës “ka vuajtur në mënyrë të paimagjinueshme nga një sulm i paprovokuar në shkallë të plotë ndaj kombit të tyre”.

Një vit pas pushtimit rus të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara njoftuan se  do t’i ofrojnë Ukrainës një ndihmë shtesë prej 2 miliardë dollarësh për sigurinë. Britania ka njoftuar sanksione të reja kundër Moskës, duke përfshirë ndalimin e eksportit për çdo pajisje që ka përdorur në fushën e betejës.

Zyra e Jashtme tha se sanksionet dhe masat tregtare të koordinuara ndërkombëtarisht do të synonin pjesët e avionëve, pajisjet radio dhe komponentët elektronikë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!