1 vjeçari, viktima më e re nga koronavirusi në Georgia

schedule08:57 - 29 Gusht, 2020

schedule 08:57 - 29 Gusht, 2020

Një 1-vjeçar është viktima më e re Covid-19 në Georgia, sipas Departamentit të Shëndetësisë. Shefja e Shëndetit Publik të Qarkut Cobb, Valerie Crow tha për CNN se vogëlushi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani janë raportuar mbi 900 raste pozitive te foshnjat nën moshën 1 vjeç, 58 janë shtruar në spital sipas Departamentit të Shëndetit Publik . Ndërkohë janë raportuar  mbi 3,000 raste mes moshave 1 dhe 4 vjeç, 62 të shtruar  dhe një viktimë.

Rastet e koronavirusit te fëmijët u rritën me 21% midis 6 dhe 20 gushtit, sipas një raporti të përditësuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve. Më shumë se 440,000 fëmijë janë infektuar në SHBA që nga fillimi i pandemisë, sipas raportit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!