Fëmijët që fluturuan sot nga Aeroporti i Tiranës janë surprizuar nga atmosfera festive, ku vogëlushët pasagjerë janë argëtuar përmes muzikës, dhuratave dhe animatorëve. 1 qershori nisi si një ditë normale ne aeroport, por prapritmas atmosfera mori ngjyra nga një grup animatorësh të cilët performuan nën tingujt e muzikës duke krijuar një situatë shumë të gëzueshme për fëmijët që ishin të pranishëm.
Teksa pasagjerët e vegjël kërcyen e kënduan në mjediset e terminalit të aeroportit, paralelisht në aeroport u zhvillua edhe një festë e dedikuar për fëmijët e stafit të aeroportit.
Ata u mirëpritën në mjediset e zjarrfikëses në aeroportin e Rinasit, ku jo vetëm u informuan mbi aktivitetet në aeroport por edhe kërcyen, kënduan dhe morën shumë dhurata të cilat i gëzuan fëmijët.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është bërë tashmë një nyje lidhëse në rajon për shkak të destinacioneve të shumta dhe shërbimeve të shtuara që ofron për pasagjerët.