1 në 3 persona në depresion pas Covid, psikiatria: Infektimi pasoja të drejtpërdrejta edhe në tru

schedule17:31 - 5 Mars, 2021

schedule 17:31 - 5 Mars, 2021

Nga Ajgena Korbi

Keni kaluar Covid-in, por po  përballeni me pagjumësi, mungesë oreksi, ndjesi  të pamundësisë për tu mbushur me ajër apo dhimbje që nuk mbështeten nga ekzaminimet klinike?

Vuani nga ankthi dhe depresioni pasojë e infektimit.

Ju ndodh 1 ndër 3 personave sipas psikiatres, Arjana Rreli pas kalimit të sëmundjes. Kjo tashmë mbështetet dhe nga studime shkencore.

“Ka  një lidhje të drejtpërdrejtë të mekanizmave të infektimit që ky virus shkakton në organizëm dhe me pasojat e tij të drejtpërdrejta në trurin si organ. Si çrregullimet e gjumit, të përqendrimit, vëmendjes për të shkuar të ankthi dhe tek më i përmenduri, depresioni”, thotë ajo.

Stresi i infektimit nga koronavirusi ka kthyer në pacientë të mjekëve psikiatër në Shqipëri dhe persona që nuk kanë rënë në kontakt me virusin.

“Kemi vazhdimisht rritje të kërkesës për të trajtuar persona të tillë që presin të jenë të infektuar, apo që kanë familjarë dhe qëndrojnë me ankthin e pritjes së ecurisë së këtij infeksioni janë gjithashtu në stres”, shprehet ajo.

Ndryshe nga më parë mjekja, Arjana Rreli tregon se këto kohë ka rënë turpi për të kërkuar ndihmë për problemet e shëndetit mendor.

Por për të mos shkuar deri tek konsulta me specialistin psikiatria këshillon.

“Të thuash të qëndrosh larg stresit është vetëm një fjalë goje sepse tani je e rrethuar dhe thuajse gjithë ambienti është stresues, por të mundohemi të mos ngarkojmë njëri-tjetrin. Secili nga ne duhet të pranojë situatën ku jeton”, shprehet më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!