1 muaj nga fillimi i universitetit, të gjitha arsyet pse maturantët duhet të zgjedhin “Western Balkans University”

schedule10:20 - 7 Shtator, 2022

schedule 10:20 - 7 Shtator, 2022

Edhe një muaj na ndan nga fillimi i vitit të ri akademik universitar dhe “Western Balkans University” ka nisur regjistrimet e fituesve. Përgjegjësja e zyrës së pranimeve, Gentiana Marku dhe Zv. Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në WBU, Edlira Uruçi kanë zbuluar shumë detaje për të gjithë maturantët, të cilët dëshirojnë të ndjekin universitetin.

Të ftuara, në “ABC e Mëngjesit”, ato treguan se dega më e kërkuar deri më tani është stomatologjia. Gjithashtu, bën të ditur se mësimi në “Western Balkans University” zhvillohet në gjuhën shqipe dhe anglez. Sakaq, studentët kanë mundësi që të bëjnë praktikën me aparaturat më të fundit dhe me profesionistë të fushës në Spitalin American dhe Spitalin Hygeia.

Kemi një surprizë që në fakt edhe na gëzon, edhe na habit, është stomatologjia. Mbas saj, vjen shkenca kompjuterike dhe inteligjenca artificiale. Për të mos folur për dy degë të reja që ka kaq shumë interes dhe që maturantët i njihnin, bioteknologjinë dhe inxhinierinë biometrike”, u shpreh Marku.

Ne mësimin e bëjmë në anglisht dhe një pjesë të degëve në shqip, sidomos programet që ofrohen në shkencat mjekësore teknike. Unë do i këshilloja ta ndiqnin në anglisht sepse kjo i jep mundësinë edhe për lëvizshmërinë e tyre të ardhshme. Nëse duan që tregu i punës të mos jetë Shqipëria, por të jetë një vend tjetër, është krejt normale që ta përfundojnë në anglisht. Megjithatë, nuk penalizohen, i ofrojmë këto programe studimi edhe në shqip.

Ajo që ne duam t’i themi studentëve, është që përzgjedhja e këtij universiteti nuk është thjesht një opsion, por duan ta shikojnë si mundësi, sepse ato ç’ka ne ofrojmë është pikërisht kjo infrastrukturë gjigante me një eksperiencë mbi 10-vjeçare, e kompletuar me aparaturat më të fundit. Studentët do të kenë mundësi të realizojnë praktikat profesionale, që në fakt është thelbi i profesioneve mjekësore. Jo vetëm kaq, por do të kenë mundësi të kenë kontakte me profesionistë. Do të kenë mundësi të krijojnë marrëdhënie me ta, të kenë një vazhdimësi për t’u punësuar në këto institucione”, tha Uruçi.

“Ne kemi dhënë dhe një mundësi të mirë burse. Kryesisht shkencat mjekësore teknike, por edhe bioteknologjia, inxhinieria bio-mjekësore dhe shkencat kompjuterike dhe inteligjenca artificiale, tani më ofrojnë bursa jo vetëm për raundin e parë të rregjistrimeve që është në proces, por edhe për raundin e dytë. Kështu që të gjithë ata që kanë një mesatare të mirë, pretendojnë studime të mira universitare, qoftë në gjuhën angleze, qoftë në gjuhën shqipe, janë të ftuar të bëhen pjesë e një strukture që do t’i shërbejë atyre për të qenë nesër profesionistë”, shtoi Marku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!