Kaosi në Turqi, 1 milion euro ndihmë për tërmetet nga BioNTech

schedule12:50 - 9 Shkurt, 2023

schedule 12:50 - 9 Shkurt, 2023

BioNTech do të dhurojë 1 milion euro në total për dy organizata në mënyrë që të kontribuojnë në ndihmë humanitare për shkak të tërmeteve që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Në një deklaratë me shkrim nga BioNTech, bëhet e ditur se 500 mijë euro do t’i dhurohen organizatës jofitimprurëse ‘Aktionsbündnis Katastrophenhilfe’ (Aleanca e Veprimit për Ndihmën në Katastrofa) dhe 500 mijë euro do t’i dhurohen ‘UNO-Flüchtlingshilfe’, partnerit të UNHCR-së në Gjermani, për të kontribuar me ndihma në dy vendet e prekura nga tërmeti.

Deri më tani është raportuar për më shumë se 17 mijë viktima në dy vendet, ndërkohë që edhe dëmet në infrastrukturë janë të mëdha.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!