European Super League, projekti i 12 klubeve të mëdha europiane, ka dështuar. Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Milan, Juventus, Inter, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal firmosën për të organizuar kompeticionin më të madh për klube.
Gjithçka ka mbetur pezull për momentin, por Transfermarkt nuk ka ngurruar të bëjë edhe ekipin më të shtrenjtë me lojtarë nga 12 klubet që kishin programuar të bënin Super League. Me një rreshtim 4-3-3, ai formacion kushte 1 miliard euro.
Oblak është portieri më i vlerësuar, për të vijuar me De Ligt e Diaz në qendër të mbrojtjes. Krahët e mbrojtjes janë të Liverpool, me Arnold dhe Henderson. Premier League duhet thënë se dominon totalisht.
Në mesfushë De Bryune dhe Fernandes janë më të shtrenjtët, së bashku me De Jong të Barcelonës. Kane është në majë të sulmit, madje anglezi është lojtari më vlerësimin më të lartë, kurse krah tij janë Sterling e Salah. /abcnews.al