Autoritetet policore në Uruguaji deklaruan se kishin kapur një sasi rekord kokaine prej 4.4 tonësh, e cila përllogaritet të kapë një vlerë tregu prej 1 miliard dollarësh.
Droga u kap gjatë një operacioni të përbashkët mes marinës dhe doganierëve në portin e Montevideo-s. Në kontenierin e parë gjendeshin më shumë se 3 mijë pako me peshë 1.1 kg secila.
Mësohet se kokaina do të ngarkohej në anije për të shkuar më pas drejt Italisë.
Uruguaji është duke u përdorur shpesh vitet e fundit si vend tranzit për të trafikuar kokainën.
Vetëm një muaj më parë në këtë shtet u kapën 3 ton kokainë, e cila i përkiste trafikantëve vendas dhe do të nisej përtej oqeanit. /abcnews.al