1 miliard celularë Android rrezikohen nga sulmet kibernetike

09:20 | 07/03/202009:200

Më shumë se 1 miliard telefona dhe tabletë që funksionojnë me sistemin operativ Android mund të bien pre e hakerave, sipas ekspertëve të sigurisë. Këta të fundit argumentojnë se për shkak të mos përditësimit me elementet e reja të sigurisë, këta celularë janë më të ekspozuar për të rënë pre e sulmeve kibernetike.

Bëhet fjalë për pajisjet me sistem operativ të vjetër, që funksionojnë me Android 4.0 ose më të vjetër. Ekspertët thonë se edhe përdoruesit që disponojnë një aparat celular me sistemin operativ Android 7.0 janë të rrezikuar dhe duhet të bëjnë përditësimin e sistemit operativ. Versioni më i fundit operativ i Google është Android 10 shkruan Digit

Ekspertët kanë testuar disa prej smartphonëve që rrezikohen seriozisht nga sulmet e hakerave. Këta celularë janë Motorola X, Samsung Galaxy S3, Sony Xperia Z2 dhe Nexus 5. Sipas studiuesve, të gjitha këto modele mund të rrezikohen  të paktën një herë nga viruset, ndërsa modele te tjera më shumë se një herë.

Kushdo që përdor smartphone Android më të vjetër se viti 2012, duhet të konsiderojë mundësinë për të ndërruar këta celularë, për shkak se janë të rrezikuar nga sulmet kibernetike të hakerave. Elementet e tyre të sigurisë janë të dobëta dhe mund të bëhen objekt i sulmeve të tilla. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono