1.6 ton drogë nga Afrika në Spanjë, kapet trafikanti shqiptar

schedule08:38 - 27 Janar, 2022

schedule 08:38 - 27 Janar, 2022

Një shqiptar dhe 5 spanjollë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të drogës.

Sipas mediave spanjolle 6 personat janë kapur me ngarkesa prej 1.6 ton hashash. Policia zbuloi se shqiptari dhe 5 spanjollët importonin drogën nga Afrika e Veriut në ishujt Kanaire.

Droga ishte fshehur në pjesën fundore të një kamioni të modifikuar. Rrjeti i goditur i drogës thuhet se drejtohej nga dy biznesmenë të sektorit të transportit në Alicante të cilët kanë pasur bashkëpunimin e dy trafikantëve me përvojë të drogës.

Duke përfituar nga afërsia gjeografike, ata krijuan një platformë me të cilën do të kryenin dërgesën e drogës nga Maroku në Spanjë, duke bërë një ndalesë në Ishujt Kanarie. Dyshohet se disa nga dërgesat e drogës kishin si destinacion vende të tjera të Europës. /abcnews.al/