Rreth 216 milion doza të vaksinës anti-Covid janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC raportoi se janë administruar 215,951,909 doza – rreth 78% e dozave totale. Rreth 41% e popullsisë – më shumë se 134 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 26% e popullsisë – gati 88 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht.
51.5% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë, rreth 34% janë vaksinuar plotësisht. Ndërsa rreth 81% e të moshuarve kanë marrë të paktën një dozë dhe gati 66% janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al