​Limaj uron LVV-në: Është koha për punë dhe qeveri stabël

schedule14:44 - 15 Shkurt, 2021

schedule 14:44 - 15 Shkurt, 2021

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Limaj në deklaratën e tij të fundit është shprehur se do të vazhdojnë të vëzhgojnë punën e atyre që populli ua besoi votën.

“T’i uroj fituesit e zgjedhjeve besimin e popullit. Nuk ka asnjë arsyeje, është koha e punës. Ne do të vëzhgojmë besimin që keni marrë nga populli. Është koha për punë dhe qeveri stabile. Ne si nismë do të vazhdojmë fuqishëm dhe të jemi zëdhënës i atyre aktivistëve. Janë mishëruar me kauzën tonë. Shumë vajza e djem të lindur pas luftës ndihen çlirimtarë. Këtë radhë nisma nuk do të jetë pjesë e parlamentit. Por në asnjë mënyrë nuk do të ndal zërin për promovimin e kauzës tonë për promovimin e vlera kombëtare dhe njerëzore. Kosova është mbi të gjitha dhe zëri i çlirimtarëve do të rritet dhe promovohet”, ka thënë ai./abcnews.alc

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!