​Hoti: Nuk shkoj në Washington për të hapur tema që bien ndesh me Kushtetutën

schedule18:15 - 17 Qershor, 2020

schedule 18:15 - 17 Qershor, 2020

Kryeministri Abdullah Hoti këtë të mërkurë ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të përcaktohet delegacioni që do të udhëtojë në Uashington.

Hoti ka thënë se nuk shkon në dialog për të diskutuar për shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh.

Shefi i qeverisë ka deklaruar se në Washington do të fillojnë procesin e dialogut për njohje reciproke.

“Nuk shkoj atje për të hapur temat që bien ndesh me Kushtetutën dhe qëndrimin tonë politik ndër vite. Në takimin në Uashington fillojmë procesin e dialogut për njohje reciproke. Në atë takim unë do të përfaqësojë qeverinë e Kosovës më bazë të Kushtetutës. Delegacioni do të formohet në ditët e ardhshme”, ka thënë Hoti.

Hoti ndër të tjera ka thënë se kanë bërë të gjitha koordinimet e nevojshme brenda koalicionit qeverisës për të ndërtuar qëndrimin për dialog.

Gjithashtu ai kërkon edhe përfshirjen e opozitës në këtë proces. Kryeministri ka deklaruar se në takim do të shkojë me qëndrim të qartë të Kosovës, për njohje reciproke dhe se Nuk ka më dialog për normalizim i marrëdhënieve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!