​Kjo është bomba 907 kilogramëshe që u gjet sot në Kosovë, u largua nga FSK-së dhe KFOR

schedule23:32 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 23:32 - 8 Dhjetor, 2021

FSK-ja ka dhënë detaje të reja për mjetin shpërthyes që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në pikën kufitare afër Merdares.

Sipas FSK-së, bomba është gjetur te tuneli i hekurudhës në Merdare dhe ka peshuar 907 kilogramë.

“Bomba është larguar nga ekipi i FSK-së dhe KFOR-it. Ndryshe qarkullimi në pikën kufitare në Merdare ka qenë i mbyllur nga ora 17:30 deri në 18:20”, thuhet në njoftim./GazetaExpress