¾ e fëmijëve nuk kanë simptoma të Covid-19

schedule10:46 - 14 Maj, 2021

schedule 10:46 - 14 Maj, 2021

¾  e fëmijëve nuk zhvillojnë simptoma të Covid-19, është ky përfundimi i ekspertëve në Universitetin e Alabama. 75% e fëmijëve në SHBA  të cilët rezultuan pozitivë nuk kishin ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje.

Sidoqoftë, 5% e fëmijëve kishin nevojë të shtroheshin në spital. Sipas studimit, fëmijët e vegjël kanë tre herë më shumë gjasa të infektohen sesa adoleshentët.

Në disa vende, të tilla si Shtetet e Bashkuara, vaksina Pfizer tashmë është aprovuar për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, në një kohë kur BE ende po vlerëson mundësinë e vaksinimit për këtë grupmoshë./abcnews.al