Zyrtarizohet koalicioni opozitar me 8 parti, Basha: Pamundësojmë zgjedhjet fasadë

15:10 | 23/04/201915:100

Tetë parti opozitare zyrtarizuan koalicionin politik që ka në bazë kauzën për zgjedhje të lira pa Edi Ramën. Kryetari I PD Lulzim Basha që firmosi marrëveshjen me secilën parti, deklaroi se ky koalicion do pamundësojë zgjedhjet nëse nuk garantohen kushtet për votë të lirë e të ndershme.

Opozita e bashkuar ka zyrtarizuar koalicionin për pamundësim dhe mospjesmarrje në zgjedhje ku nuk garantohen kushtet për votime të lira e të ndershme.

Rruga e vetme për garantimin e këtij kushti, sipas marrëveshjes së firmosur nga i gjithë kampi opozitar, është qeveria tranzitore. Në dalje, firmëtarët, konfiurmuan qëndrimet e tyre.

Duka: “Jemi të vendosur në rrugën e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe askush nga ne nuk do të cedojë për arritjen e këtij objektivi”.

Mediu: “Marrëveshja e re e koalicionit opozitar është detyrë qytetare për të penguar zgjedhje farsë, shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucioneve kushtetuese në vend.”

Shehi: “Beteja jonë fillon nga mosregjistrimi në zgjedhje. E rëndësishme është që harku opozitar po zgjerohet përditë me parti, me njerëz, me ide për të bërë të pamundur vazhdimin e këtij regjimi”.

Dule: “Të shprehin kundërshtinë e vet të përditshme në çdo formë e mënyrë për të thënë se çdo sekondë që rri më tepër në pushtet Edi Rama, është një kosto më tepër për çdo familje”.

Ndoka: “Ky sistem është në agoni. Edi Rama është i vetmuar dhe i çoroditur. Ai duhet të kuptojë se nuk bën dot zgjedhje pa opozitën.”

Idrizi: “Rama po kërkon të emërojë opozitën. Ne nuk bëhemi pjesë e farsës zgjedhore, por jemi bashkuar për t’i dhënë vendit zgjidhje politike”.

Kryemadhi: “Absolutisht nuk ka asnjë lloj tërheqje, këtu nuk është problemi Edi Rama individ, këtu është problemi Edi Rama fenomen. Edi Rama, nuk po flasim për të birin e Kristaqit dhe Anetës, por po flasim për Edi Ramën i cili është telekomanda e krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar i cili e ka kthyer Shqipërinë në kështjellën mbrojtëse të grupeve kriminale”.

Përshkallëzimi i aksionit opozitar në të gjithë vendin dhe miratimi i një Platforme të përbashkët politike është një tjetër qëllim me rëndësi sipas Lulzim Bashës, e ksaj marrëveshjeje.

“Në orët dhe në ditët në vijim ky koalicion do të zgjerohet me të tjera parti politike dhe është i hapur dhe i gatshëm të ndërtojë bashkëpunim dhe partneritet me të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë, grupime qytetare, grupe interesi për t’i dhënë Shqipërisë të ardhmen europiane që meriton.

Angazhohemi, po kështu, që të çojmë përpara reformën në drejtësi, larg ndikimeve politike, duke nisur me dhënien fund krizës kushtetuese dhe formimin e Gjykatës Kushtetuese, funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe një Prokurorie larg ndikimeve politike dhe ligjit me një standard dhe jo dy standarde.

Nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u ndëshkuar dhe pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim elektoral duke nisur me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin, për t’i dhënë fund tranzicionit, për të diktuar së bashku me sovranin standardin europian në zgjedhje, në demokraci, në shtetin e së drejtës, në ekonomi dhe kudo.

Në funksion të këtij misioni kombëtar, akti i parë i këtij koalicioni që merr jetë sot, do të jetë formësimi, së bashku me të gjithë faktorët shoqërorë dhe qytetarë, i Platformës Për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, i reformimit të thellë të sistemit politik, ndalja e krizës ekonomike”.

Sipas marrëveshjes së firmosur nga 8 parti opozitare, qeveria tranzitore do të ketë për qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përgatitjen për zgjedhje vendore dhe parlamentare të lira e të ndershme, realizimin dhe ndjekjen e zbatimit të reformës zgjedhore me fokus shkëputjen e politikës dhe krimit, si dhe krijimin e klimës së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi dhe çdo reforme të nevojshme për përshpejtimin e nisjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono