Zyla: Ne i trajtojmë vajzat si të padenja për veten e tyre

21:42 | 08/01/2019

Vrasja e Anxhelina Petros nga babai i saj në Korfuz të Greqisë tronditi opinionin shqiptar. Për këtë çështje në studion e emisionit “Provokacija” ishte i ftuar publicisti Julian Zyla. Ai u shpreh se shpeshherë ndodh që meshkujt shqiptar i konsiderojnë vajzat si të padenja për veten e tyre.

“Unë mendoj që për një prind perëndimor ka shumë gjëra që konsiderohen normale, të cilat për një prind lindor, ose shqiptar në këtë rast janë turp. Është ideja që kur e merr vesh që edhe komshija e di ndihesh keq. Se për çfarë ndihesh keq vetëm ne i dimë. Të gjitha kemi kaluar fazat e rritura dhe e dimë se ashtu si ne meshkujt kemi disa ndjenja, të gjithë biem dakord që edhe vajzat kanë. Kur e marrim vesh që kjo i ndodh, motrës apo kushurirës ne kthehemi në qenie që nuk pranojmë, kjo kthehet në një absurditet.

Ajo që unë kuptoj është ky gabim që ne bëjmë. Shpesh, veçanërisht vajzat i trajtojmë si të padenja për të qenë pronë e vetes. Deri 18 vjeç biem dakord se është çështje moshe. Edhe pas moshës 18-vjeçare shumë pak prindër e mendojnë qetësisht që shiko se mbushi 18 vjeç dhe ka të drejtën e saj. Ne fare mirë mund ta këshillojmë se çfarë mendojmë por shpeshherë vendimmarrja i takon mashkullit të familjes”, tha Zyla.

Por sipas Zylës duhet kuptuar se ku jetojmë pasi shpesh mentaliteti shqiptar na detyron të bëjmë veprime të gabuara.

“Është e lehtë të gjykojmë njerëzit, por mbase edhe këta meshkuj, duhen kuptuar që janë qenie që ekzistojnë po në këtë mentalitet, pra janë edhe subjekte që veprojnë dhe gabojnë, por janë gjithsesi edhe vetë objekt ndaj të cilëve, ky mentalitet ushtron trysni dhe sjell veprimet e tyre. Duhet të bëjmë dyfish kujdes. Duhet të mendojmë dy herë sepse shpeshherë mund të jemi duke vepruar si pasojë e mentalitetit shqiptar”, tha Zyla.

Anxhelina Petro u vra në Korfuz në fillim të Janarit. Ajo u qëllua më shumë se 7 herë me shufër hekuri në kokë nga babai i saj, Aleko Petro. Pasi i mori jetën, 52-vjeçari e varrosi më pas në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij në Korfuz. At e bijë kishin debatuar, pasi Aleko nuk pranonte lidhjen e vajzës së tij me një djalë afgan./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono