Zuckerberg paralajmëron ndryshimet e mëdha

12:47 | 01/05/2019

Mark Zuckerberg ka zbuluar për publikun se platformat sociale që ai zotëron, Facebook, Instagram dhe WhatsApp, do të kenë disa ndryshime. Dizajni i ri dhe opsionet për aplikacionet do të jenë një kundërpërgjigje e zotëruesit të Facebook ndaj kritikave për mënyrën se si kompania e tij i mbron të dhënat personale.

Sipas Zuckerberg, kompania planifikon që të vendosë privatësinë në vend të parë. Gjithashtu ai pranoi se duhet shumë punë për të rifituar besimin e njerëzve. Gjatë një fjalimi, Zuckerberg e përshkroi fokusin e të firmës së tij drejt privatësisë si një lëvizje të madhe në mënyrën se si kompania drejtohet.

Por cilat do të jenë ndryshimet më të dukshme?

Mesazhet që dërgohen nga Messenger do të jenë të plotësisht të enkriptuara. Kjo nënkupton që vetë Facebook nuk do të shohë asnjë lloj përmbajtje. Gjithashtu platforma e re do të jetë plotësisht e integruar me WhatsApp.

Instagram do të provojë që të fshehë pëlqimet e fotos për shikuesit, por jo për zotëruesin e llogarisë. Do të ketë një mënyrë më kalimtare se si shpërndahen mesazhet. Kjo nënkupton se nuk do të ruhen përgjithmonë.

WhatsApp po provon shërbimin e pagesave në Indi dhe mendohet se opsioni do të jetë në dispozicion edhe për vendet e tjera muajt e fundit të vitit. Facebook do të ridizejnohet. Ngjyra blu do të largohet pak nga pak.

Në Instagram nuk do të postohen vetëm video dhe foto. Aplikacioni i ri do të bëjë të mundur që të shpërndahen edhe tekste.

“E ardhmja është private”, tha Zuckerberg, i cili shtoi se edhe pse për momentin kompania e tij nuk ka reputacionin e lartë në lidhje me privatësinë, është e fokusuar që ta forcojë atë./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono