Zogaj dhe Marku: Në PD është problem fryma dhe sjellja politike, jo statuti

15:53 | 30/04/201815:530

Analistët Preç Zogaj dhe Mark Marku, të intervistuar nga ABC News një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD, shprehen se demokratët prisnin më shumë se aq nga një parti që synon të marre pushtetin. Sipas tyre, problem në PD nuk është statuti, por fryma dhe sjellja politike.

Për analiztët Preç Zogaj dhe Mark Marku, Kuvendi i Partisë Demokratike dhe produkti i tij nuk ishin ajo që vetë demokratët, por edhe gjithë shqiptarët presin nga një parti opozitare që synon pushtetin.

Preç Zogaj: “Ky statut e ka vendosur në bazën ligjore atë lloj individualizmi dhe atë zgjidhje që prodhoi këtë krizë ku është PD”.

Mark Marku:Unë mendoj se problemi i partive shqiptare nuk është se ska statut. Ashtu si problemi i shoqërise shqiptare nuk është se nuk kemi ligje, është çështje fryme organizimi, raporteve që pd ka me shoqërinë, me strukturën e saj”.

Atë çka modifikimet në statutin e ri të demokratëve mund t’u siguronin ktyre të fundit, preç Zogaj nuk i sheh të reflektuar  e zeza mbi të bardhë.

Preç Zogaj: “Përzgjedhjen e kandidateve për deputet dhe kryetar bashkishë nga anëtarësia e gjërë me votë të fshehtë. Ai e tha me fjalë, por siç thuhet script amanet verba volant, nuk gjeti pasqyrim”.

Mark Marku: “Në këtë kuptim kongresi nuk i ka dhënë përgjigje as popoullit opozitar as shoqërisë shqiptare”.

Kjo nuk legjitimon kritikën pa alternativë, sipas tij, të cilën e barazon në vlerë me atë që përligj lidershipin e momentit.

Mark Marku:Janë më tepër pamflete politike sesa diskutime politike që shtrojne problematika dhe japin zgjidhje. Ajo çfarë i mungon pd është një oponencë e brendshme që çon ne krijimin e isntrumentave vetërregullues. Po të ekzistonte ky mentalitet kritik dhe po të institucionalizohej brenda partisë, shoqëria shqiptare do ishte më e mbrojtur nga gabime që partitë i bëjnë kur vijnë në pushtet”.

Për Preç Zogajn, kjo liri fjale duhet siguruar edhe nga vetë mentaliteti i forcës politike demokratike. Referuar fishkëllimave në sallën, ku zhvillohej Kuvendi Kombëtar i PD, Zogaj kujton:

Preç Zogaj: “Konferenca e jashtëzakonshme e vitit 1992 plot me fishkëllima në sallë nga njerëz që nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi për ato fishkëllima që çuan në krizën e parë të thellë të PD. Paradoklalisht Selami ishte objekt i fishkëllimave në atë kohë ishte drejtues i seancës që i dirigjonte pa zell të madh. Kuvende me fishkëllima nuk ka, dikush duhet të mbajë pergjegjësi për këtë. Kjo mua më la përshypjen e kthimit në kohëra të errëta”.

Mungesa e dëshirës për një analize të thellë të vetfajsisë për humbjen në zgjedhje, e ndërthurur me artikulimin e faktorëve të jashtëm që dnikuan në të, për Preç Zogajn nuk sjell krijimin e një fryme të re.

Preç Zogaj: “Duhet parë me profesionalizem dhe qetësi në funksion të një mendimi të ri, mënyrë si duhet ti qëndrojmë përbalë qeverisë, kundërshtarit. unë mendoj se duhet shumë punë, një koncept i ri sepse hapja, dora e shtrirë, nuk kanë kuptim si gjeste, duhet të jenë rregulla loje të shkruara që garantojnë kujtdo që kontribuon që të marrë hakun. haku nuk mund të jepet si lëmoshë dhe as si dhuratë apo për shkak të miqësisë”.

Mungesa e njësisë matëse të karrierës brenda Partisë dhe sigurisë që ajo i fal kontribuesit është sipas tij arsye legjitime e revoltës së disa figurave me peshë në partinë demorkatike.

Preç Zogaj: “Reflekton aty-këtu mendësinë e një partie unike, jo konkurruese dhe shqetësimi i tyre këtu duhet marrë seriozisht”.

Mark Marku:Kanë të drejtë të kenë këtë reagim sepse janë larguar duke mos zbatuar rregullat”.

…por kjo kritikë, nuk mund të nisë dhe përfundojë nisur nga vetja, theksojnë Preç Zogaj dhe Mark Marku.

Preç Zogaj: “Kritika nuk duhet të jetë politive, me etiketime”.

Mark Marku: “E para duhet të jenë një grup, të paraqesin alternative jo vetëm të ankohen, të mbajnë përgjegjësinë kur PD ka larguar të tjerë dhe fati i tyre personal nuk mund të lidhet pazgjidhshmërisht me një formacion politik”.

Situata për analistët Zogaj dhe Marku, kërkon që kryetari i kësaj force politike të mundësojë një bashkim të partisë e këtë ta strukturojë në bazë të vlerës, kontributit dhe përmes respektimit të rregullave të shkruara./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono