Zlatan Ibrahimoviç kritikon Mançester Junajtid

19:34 | 19/03/2019

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç ka kritikuar skuadrën e Mançester Junajtid për presionin që ushtrojnë tek trajnerët duke i krahasuar me legjendën Aleks Ferguson. Ish-lojtari i disa prej klubeve më të mëdha në Europë tha se secili trajner ka mentalitetin e tij dhe duhet lënë i lirë të punojë.

Zlatan Ibrahimoviç  bëhet protagonist sa herë që flet për futbollin. Se fundmi ish-sulmuesit i disa prej klubeve më të mëdha në Euriopë ka shpërthyer ndaj skuadrës së Mançester Junajtid.

Ai tha se në kampin e djajve të kuq trajnerët janë nën presion të madh pasi krahasohen me Alex Ferguson, i  cili fitoi gjithçka me skuadrën nga Old Trafford.

“Gjithçka që ndodh tek Mançester Junajtid krahasohet me epokën e Alex Ferguson. Shume zëra thonë që po të ishte Ferguson në krye të skuadrës shumë gjëra nuk do të ndodhnin pasi ai nuk do të vepronte si trajnerët aktual. Gjithçka lidhet me Ferguson. Po të isha unë trajner nuk do t’i dëgjoja fare çfarë ka ndodhur më parë. Unë dua të jetoj të tashmen. Çdo trajner që vjen ka mentalitetin e tij dhe për sa kohë i është besuar drejtimi i një skuadre duhet ta lëmë të punojë. Ferguson ka bërë historinë me këtë klub por tani duhet të shohim përpara”.

Ndër të tjera, ish -sulmuesi i Mançester Junajtid tha se Pogba dhe Rashford mund të jenë dy udhëheqësit e skuadërs për të ngjitur ekipin në nivelet e larta.

“Besoj se Pogba dhe Rashford kanë potencial për të udhëhequr Mançester Junajtid drejt suksesit. Pogba ka aftësitë për t’u bërë më i miri në botë në rolin e tij. Ai stërvitet fort dhe dëshiron të përmirësohet. Rashford mendoj se është e ardhmja e skuadrës në fazën sulmuese. Ai po luan shumë mirë në grup por është mjaft i mirë edhe individualisht”, tha suedezi Zlatan Ibrahimoviç./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono