Zjarri në Notre Dame, vjen premtimi i Macron

00:00 | 16/04/2019

Presidenti francez Emanyel Makron i është drejtuar francezëve sërish me një fjalim të posaçëm për zjarrin shkatërrimtar në Katedralen Notrë Dam. Duke evokuar edhe njëherë historinë e sfidat e vendit edhe në të kaluarën, e përkundër deklaratave të ekspertëve se rindërtimi i katedrales Notrë Dam do kërkojë vite të tëra, shefi i Elizesë ka folur për një afat optimist prej pesë vitesh.

“Gjatë historisë sonë ne kemi ndërtuar qytete, porte, kisha. Shumë prej tyre janë djegur e shkatërruar, por çdo herë ne i kemi rindërtuar. Zjarri tek Notrë Dam na kujton se historia jonë nuk ndalet kurrë. Ne do kemi gjithmonë sprova për të kapërcyer. Ne jemi një popull ndërtuesish. Ne do ta rindërtojmë katedralen Notrë Dam edhe më të bukur. Dua që puna për të përfundojë brenda pesë vitesh” ka premtuar presidenti.

Makron ka deklaruar se do t’i rikthehet në një moment të dytë, fjalimit të paralajmëruar para kombit mbi situatën në vend me protestat e jelekëve të verdhë, që e anuloi për shkak të zjarrit që ra në Notrë Dam./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono