Zjarret e verës në pyje, një ditë në Dajt me skuadrën zjarrfikëse të Tiranës

16:45 | 09/08/201916:450

Në këto ditë të nxehta nuk mungojnë as zjarret në zona pyjore. Mjetet dhe efektivët zjarrfikës janë ndër ta që sakrifikojnë deri edhe jetën, duke luftuar me flakët. ABC News ndoqi një skuadër të shërbimit zjarrfikës të Tiranës, gjatë një operacioni në malin e Dajtit.

Kjo mbledhje zhvillohet çdo mëngjes në drejtorinë e zjarrfikëses së Tiranës.

Kreu i institucionit Shkëlqim Goxhaj kërkon përqendrim maksimal nga vartësit e tij, pasi Gushti cilësohet si muaji i zjarreve dhe Dajti ka numrin më të lartë të tyre.

Fjalën  e drejtorit e ndërpret një telefonatë në sallën operative. Raportohet për një zjarr në zonën e Priskës afër malit të Dajtit.

Mbledhja merr fund aty. Alarmit i përgjigjet menjëherë një patrullë zjarrfikëse.

Trafik i rënduar, automjete që nuk i japin përparësi zjarrfikëses dhe rrugë të ngushta, janë disa nga sfidat me te cilat përballen në çdo aksion punonjësit zjarrfikës.

Shkallës së vështirësisë i shtohet edhe terreni i thyer ku u raportua për rënie zjarri në malin e Dajtit.

Pas më shumë se 20 minutash mbërrijmë në destinacion.

Zjarri nuk ishte i përmasave të mëdha, por rrezikonte të përhapej në pjesën tjetër të zonës me shkurre e kullota.

Dyshohet se flaket ishin shkaktuar nga dora e njeriut siç ka ndodhur zakonisht vitet e fundit në pyjet dhe kullotat e vendit.

Për Kaso Ahmetajn, një zjarrfikës me eksperiencë, situata të tilla ndodhin pothuajse çdo ditë.

Ndërsa kolegu i tij Idajet Osmani, nuk harron të përmende ndihmën nga vullnetaret dhe banoret e zonës, kur rrugët bëjnë të pamundur kalimin e mjeteve zjarrfikëse./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono