Zjarre në pyjet e Dibrës dhe të Bulqizës, një vatër pranë banesave (video)

12:52 | 15/09/201912:520

Pyjet e Dibrës e Bulqizës janë përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për dy vatra të mëdha zjarri që kanë nisur prej tri ditësh në masivin pyjor me pisha në fshatin Vlashaj të Njësisë Administrative Lurë në Bashkinë Dibër.  Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa flakët janë në një zonë që është pranë me banesat. Banorët thonë se sipërfaqja e djegur deri tani shkon në 10 HA. Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi shuarja e zjarrit nga toka është e pamundur. Vatra tjetër e zjarrit është aktive në Njësinë Administrative Shupenzë. Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë. Deri tani besohet se janë djegur rreth 5 HA. Edhe në këtë fshat vatra e zjarrit po ju afrohet banesave. Banorët kërkojnë ndërhyrje të instancave pasi vetë e kanë të pamundur shuarjen e zjarrit. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono