Zjarr në një fshat të Patosit, flakët përfshijnë ullinjtë

21:20 | 28/08/201921:200

Një zjarr ka përfshirë ullishtet në fshatin Lalar të Patosit. Vatra u ndez mbrëmjen e kësaj të mërkure dhe flakët i përhapën me shpejtësi. Pranë zjarrit ndodhet një varrezë e fshatit dhe banorët janë alarmuar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset të cilat po ndihmohen nga fshatarët. Paraprakisht thuhet se nuk ka rrezik për varrezat, megjithatë forcat e shërbimit zjarrfikës po marrin masa që ta mbajnë nën kontroll të situatën. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono