Zjarr në mesnatë në masivin pyjor të Lezhës, rrezikoi bizneset

12:29 | 15/11/2018

Një zjarr i madh përfshiu në mesnatë masivin pyjor në dalje të qytetit të Lezhës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës fare pranë rrugës, që lidh Lezhën me Milotin. Ata lajmëruan menjëherë zjarrfikësit.

Fillimisht u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar edhe biznese. Nga zjarri raportohet se është dëmtuar rrjeti elektrik i Zejmenit.

Vënia nën kontroll e zjarrit dhe fikja e tij është bërë e mundur pas dy orësh punë nga ana e forcave zjarrfikëse.

Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një pakujdesi e kalimtarëve, por nuk përjashtohet edhe ndonjë zjarrvënie e qëllimshme. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono