Zhvlerësimi i lirës turke/ Erdogan: Fushatë kundër Turqisë


14:40 | 10/08/2018

Fushatë ndërkombëtare kundër Turqisë, është kjo bindja e presidentit turk Erdoan, i cili i ka bërë apel popullit të tij të shmangë panikun, në një moment që lira turke është në nivelin më të ulët historik.

Lira turke ka pësuar rënie të ndjeshme duke humbur më shumë se 7% të vlerës së saj përballë dollarit.

Kartmonedha turke ka arritur për herë të parë në pragun gjashtë për një dollar, pasi humbi rreth 12% të vlerës së saj. Ajo u këmbye në mëngjes me 5,96 për një dollar duke shënuar një rënie prej 7%.

Lira turke, vlera e të cilës ka rënë më shumë se një të tretën përballë dollarit dhe euros që prej fillimit të vitit, është ulur tashmë më shumë se 5% përballë dollarit.

Presidenti turk Erdoan deklaroi se po ndodhin fushata ndërkombëtare për të goditur vendin e tij, dhe i bëri thirrje popullit të mos bjerë pre e panikut për zhvlerësimin e lirës turke. Erdogan u shpreh se vendet e tjera kanë dollarët, ndërsa Turqia ka Zotin. Sipas Blumberg lira turke është aktualisht në nivelin më të ulët historik.

Rënia e lirës turke vazhdon dhe si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve mes Ankarasë dhe Uashingtonit, por dhe nga shqetësimet për ekspozim jo të nevojshëm të kreditorëve të zonës së Bashkimit Europian, sipas asaj që shkruan Financial Times. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono