Zhdukja e avokatit, Prokuroria në Durrës në lëvizje për gjetjen e Besnik Muçës

12:13 | 14/11/201712:130

Pas denoncimit të vëllait, edhe prokuroria e Durrësit u vu në lëvizje për zhdukjen e avokatit Besnik Muça, që nga data 2 nëntor. Më herët prokuroria e Barit kishte nisur hetimet pas denoncimit të bashkëshortes së tij që e priste në Itali. Organi i akuzës ka disa dyshime për zhdukjen e avokatit, që nga rrëmbimi i tij deri tek mbytja në det.  Sipas burimeve të policisë sonë thuhet se personeli në tragetin ku ai kishte hipur për të shkuar në Itali,  gjeti një xhup, kartë qëndrimi italiane, çantë me sendet personale, por jo pasaportën shqiptare të avokatit. Këto janë sekuestruar nga Policia e Barit si provë materiale. Për herë të fundit Muça kishte kontaktuar me bashkëshorten ku e njoftonte se po hipte në traget në Durrës për të shkuar tek ata në Itali. 54 vjeçari Muça kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali, ku jetonte prej vitesh me bashkëshorten dhe fëmijët. Kurse kohët e fundit ai kishte nisur punën si avokat i lirë në Tiranë. Në datën 2 nëntor, Besnik Muça rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe regjistrimin në sistemin TIMS./abcnews.al

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono