Zhduken dy adoleshente shqiptare në Britani

22:42 | 23/01/2019

Dy adoleshente shqiptare, shoqe me njëra-tjetrën rezultojnë të zhdukura në Angli. Ato kanë më shumë se një javë që kanë humbur kontaktet me familjet e tyre, raportojnë mediat e huaja.

Grisilda ‘Risa’ Dauti, 14 vjeç, humbi kontaktet me të afërmit më 14 Janar, ndërsa Gabriela ‘Bela’ Shenbitrasi, 17 vjeç, u pa për herë të fundit para 10 ditësh. Policia në Cardiff nxorri në Twitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të informojë autoritetet.

Dy vajzat shqiptare thuhet se kanë miq dhe shoqëri në të gjithë Londrën, duke përfshirë Barking, Thornton Heath, Stratford dhe Croydon. Policia britanike bën apel për këdo që ka informacion mbi dy të rejat shqiptare të telefonojë në numrin 101 ose te numri 004975./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono