Zgjidhja e krizës, Hazizaj: Kryeministrit do i pëlqejë të dialogojë si kryetar partie

20:09 | 15/05/2019

Juristi i njohur, Sokol Hazizaj, ishte i ftuar këtë të mërkurë në rubrikën “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori. Për sa i përket një marrëveshjeje të mundshme politike mes dy partive politike, ai tha se Basha nuk mund ta neglizhojë dot Ramën, pasi ky i fundit është kryetari i Partisë Socilaiste.

Sipas tij, do të arrihet një zgjidhje e kësaj situate dhe kjo do jetë në favorin e tyre dhe jo të qytetarëve shqiptarë. Ndër të tjera, ai nënvizoi se Kryeministri mund të tërhiqet nga qëndrimi që mban tani dhe duke dialoguar në këtë mënyrë me opozitën si kryetar partie.

“Marrëveshjet e karakterit politik realizohen mbi bazën e strukturave politike. Edhe Basha nuk e neglizhon dot Ramën si kryetar i PS dhe anasjelltas. Ndërsa marrëveshjet me karakter mbi ligjin për ligjin në respekt të Kushtetutës, PD nuk do që t’i bëjë me kryeministrin. Normalisht në një situatë të tillë do ishte e dobishme në favor të tyre, jo të qytetarëve, dhe të jesh e bindur që ata do gjejnë një zgjidhje në favorin e tyre, jo në favorin e qytetarëve. Bërja e zgjedhjeve më 30 Qershor është jashtë favoreve të qytetarit. Nëse do ketë favore për qytetarin dhe mbi qytetarin, do jenë zgjedhjet mbi beharin, pas muajit Gusht.

Mendoj që një prej të dyve do tërhiqet nga skalioni që ka zgjedhur. Më e mundshme është që Kryeministrit do i pëlqejë të jetë në fushën e dialogut si kryetar partie dhe jo si kryeministër, duke u zhveshur nga një rëndese e madhe sensibilitetesh që ka. A do jetë zgjedhja dhe zgjidhja e tij? Unë nuk e di. Kam përshtypjen se po e striçon gjithë situatën deri atje që thotë se “falja më e madhe që mund të bëj unë ty është të largohem si kryeministër, por zgjedhjet do t’i fitoj unë dhe të kthehem sërish”, tha ai.

Për sa i përket idesë që kryeministri do lëshojë qëndrim, Hazizaj këshilloi rilindasit që të mësojnë nga Partia Socialiste.

“Nëse rilindasit mësojnë nga PS do ishte zgjidhja e mundshme. Në qoftë se rilindasit vazhdojnë të jenë si PD, atëherë kjo nuk bëhet”, tha Hazizaj./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono